Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Po tani Taulant? Viktor Ponta merr nënshtetësinë e Serbisë, diplomati shqiptar: Inferiorët e shpallën “mik të shqiptarëve”
Në seancën e Kuvendit të Shqipërisë, më 2 nëntor të 2017-s, kreut i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla doli në foltore dhe akuzoi ish-kryeministrin Sali Berisha se sulmon ata të huaj që bëjnë diçka të mirë për Shqipërinë dhe Kosovën.
Balla i referohej një deklarate të Berishës për ish-kryeministrin e Rumanisë, Viktor Pona, të cilin socialisti e konsideroi mik të shqiptarëve dhe se kishte punuar për njohjen e Republikës së Kosovës.
“Sali nuk të kam kthyer kurrë përgjigje për ish-kryeministrin rumun, Viktor Ponta, të cilin fati e ka bërë të jetë miku im i shkollës, fati e ka bërë që të ishte kryeministër i Rumanisë për një kohë të gjatë. Ishte i vetmi kryeministër i Rumanisë që vendosi të njihte Kosovën (Rumunia nuk e njeh Kosovën). Ka ardhur dhe në Tiranë, ka bërë të njëjtën gjë dhe në Bukuresht, ka bërë të njëjtën gjë me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, e ka bërë me të gjitha autoritetet kosovare”, ishte deklarata e Ballës, e cila u shpërnda me shpejtësi në të gjitha mediat shqiptare.
Por sot, diplomati shqiptar Shaban Murati ka zbuluar në shkrimin e tij në ‘Gazetën Shqiptare’ një të re për Viktor Pontën, që me shumë mundësi nuk do i pëlqejë ish-mikut të tij të shkollës, Taulant Ballës.
Murati shkruan se më 11 janar të 2018-s, Viktor Ponta ka marrë nënshtetësinë e Serbisë dhe ka filluar punë si këshilltar i presidentit Aleksandar Vuçic, ndërkohë që vijon të jetë kryetar i Komitetit parlamentar të Rumanisë për Çështjet Europiane, pra një politikan dhe parlamentar i nivelit të lartë me ndikim në formulimin e politikës së jashtme dhe të marrëdhënieve të Rumanisë me vendet e rajonit.
Sipas Muratit, ky akt është i habitshëm, sepse nuk ka një përgjigje se për çfarë ia dha Serbia shtetësinë serbe ish-kryeministrit rumun. Viktor Ponta nuk plotëson asnjë nga kushtet dhe kërkesat e ligjit të Serbisë për marrjen e shtetësisë. Viktor Ponta nuk ka jetuar dhe as ka punuar shumë vite në Serbi, që të thuhet për shkak të qëndrimit të gjatë në atë vend. Nuk e justifikon dot as me ndonjë lidhje gjaku apo familjare të të parëve të tij me Serbinë dhe me shtetin serb, madje ai vetë ka deklaruar në Shqipëri se gjyshi i tij e ka origjinën nga zona e Voskopojës.
Shaban Murati kërkon të bëhet qartë dallimi midis marrjes së nënshtetësisë nga një zyrtar i lartë i një shteti tjetër, me atë të një qytetari të thjeshtë, sepse në rastin e zyrtarëve dhe politikanëve të lartë përzihen lidhjet dhe interesat politike dhe kombëtare të shtetit që të jep shtetësinë, me personazhin politik, që e merr shtetësinë.
Sa i përket rastit Ponta, Murati hedh dyshime për një shpërblim të Beogradit ndaj sjelljes së ish-kryeministrit rumun për çështjen e Kosovës.
“Akordimi i shtetësisë nga Serbia është një akt politik zyrtar i besimit dhe i mirënjohjes për atë që Beogradi rri çdo ditë duke lavdëruar shtetet, që nuk e kanë njohur Kosovën. Me sa duket, ky kontribut duhet të jetë merita kryesore e politikanit dhe parlamentarit të lartë Viktor Ponta për marrjen e shtetësisë së Serbisë”, shkruan diplomati.
Murati shkruan se: “Rasti i “nipit nga Shqipëria”, që mori shtetësinë nga Serbia, nxjerr në skenë një problem të rëndësishëm të marrëdhënieve dhe të etikës diplomatike në nivelet më të larta. Kjo që ndodhi me ish-kryeministrin Viktor Ponta, që do më shumë Serbinë se Kosovën e Shqipërinë, tregon se sa e gabuar është të nxitosh në diplomaci që t’i afishosh dhe t’i shpallësh “miq të shqiptarëve” apo “miq të Shqipërisë” njërin apo tjetrin politikan ballkanik. Ka një sëmundje të vjetër të politikës dhe të shtetit shqiptar, ku titullarë të tyre qysh në takimet e para me homologët ballkanikë vrapojnë t’i cilësojnë miq të shqiptarëve dhe të Shqipërisë. Çështja është se çfarë kompleksi inferioriteti krijohet midis Shqipërisë dhe shtetit, të cilit titullarët e politikës dhe të shtetit tonë i drejtohen pa e merituar me fjalët “miku i shqiptarëve apo miku i Shqipërisë”.