Flash News

KRYESORE

Po të them 3 gjëra për trukun… mbaj shënim

Farë duhet të mbaje gjithmonë në çantë një grua? Çfarë gabimi duhet shmangur në këtë stinë? Dhe sit ë trukohesh për të qenë në një hap me tendencat e momentit të trukut? Make-up artist Terry Barber, i MAC, iu përgjigjet këtyre tri pyetjeve.

Çfarë duhet të kemi gati në çantë?

Vodka dhe cigare! Shaka! Varet nga vetë ju. Varet nga çfarë ju pelqen. Disa gra adhurojnë lapsin e syve, të tjera rimelin, të tjera nuk do dilnin nga shtëpia pa korrektor. Nëse duhej të zgjidhja unë do isha për diçka të dobishme. Do mbaja me vete një krem hidratues dhe, në të vërtetë,një korrektor. Një lëkurë e shëndetshme, e kuruar dhe e hidratuar është një must për këtë sezon.

Çfarë gabimi duhet shmangur absolutisht për most ë bërë një hap fals dhe për të qenë në një linjë me tendencat e momentit?

Mos përdorni fondatinë ngjyrë portokalli. Dhe as mos i lyeni shumë vetullat. Në këtë kohë preferohen dhe natyrale. Dhe mos vendosni shkëlqyes nën harkun e vetullave. E urrej!

Atëherë në praktikë, si duhet të trukohemi këtë sezon?

Gjëja më e rëndësishmeështë të mos e teproni kurrë. Mos thekso shumë zona në fytyrë. Nëse shohim fytyrën e një gruaje nuk duhet të shohim më shumë se dy element. Mund të jenë një buzëkuq i dukshëm dhe një shtresë rimeli.

 

Të fundit