Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Po transferoheshin në burgun e Kretës, zbulohen emrat e shqiptarëve të arratisur
Mediat greke raportojnë se rreth orën 22:00 të mbrëmjes 11 të burgosur janë arratisur nga një burg i Greqisë, ku midis tyre ishin edhe 4 shqiptarë.
Të burgosurit kanë hapur prangat dhe kanë ikur me vrap. Sipas burimeve policore, automjeti i burgut po dërgonte në tragetin që pritej të udhëtonte drejt ishullit të Kretës, katër të dënuarit.
Në rrethana që ende nuk dihen, gardianët harruan hapur portën e automjetit, çka u mundësoi katër të dënuarve të largohen me shpejtësi në drejtim të portës.
Mësohet se deri më këtë moment janë kapur vetëm 2 prej të arratisurve, ndërkohë që vijon operacioni për kapjen e 2 të tjerëve.
Njeri prej tyre, Xhuljano Halilaj, është denuar dy herë me burgim te përjetshëm për vrasje. Ndërkohë Alfons Dodi dhe Petrit Luigji, të dënuar me 25 vjet për grabitje dhe trafik droge.
I arratisuri i katërt, sipas mediave e ka mbiemrin Belxhimaj dhe është dënuar me 25 vjet për trafik droge.