Flash News

KRYESORE

Po transmetonin ‘live’ komisionet, gjobiten mediat para Kuvendit

Mediat të cilat qëndronin para Kuvendit ditën e sotme për të transmetuar ‘live’  dy komisionet, atë të Ekonomisë dhe të Medias, janë gjobitur nga policia.

Kujtojmë që Kuvendi ndër vite nuk ka krijuar kushte për makinat e mediave, për këtë arsye makinat gjithmonë kanë qëndruar me mirekuptim jashtë Kuvendit për të transmetuar mediat.

Deputeti Flamur Noka nga komisioni i Ekonomisë denoncoi rastin teksa u shpreh se largimi i mediave nga para Kuvendit bëhet me qëllim për të mos transmetuar komisionet.

Të fundit