Flash News

KRYESORE

Po transportonte drogë, arrestohet 28-vjeçarja nga Fieri

Po transportonte drogë, arrestohet 28-vjeçarja nga Fieri

Një 28-vejçare nga Fieri është arrestuar nga policia greke pasi u kap duke transportuar 10 kilogramë lëndë narkotike. Policia shqiptare njofton se Izaura Musa, 28 vjeçe, nga Fieri, ka kaluar si këmbësore në Kakavije për në Greqi, mëngjesin e datës 6 prill 2018. Asaj i janë kontrolluar bagazhet edhe nga Policia shqiptare edhe nga Policia greke. Gjatë kontrollit nuk i është konstatuar asnjë send i kundraligjshëm.

Në datën 8 prill, pra 2 dite me vonë, kjo shtetase është ndaluar brenda territorit grek në autobusin e linjës Kakavije-Janinë, duke transportuar 10 kilogramë lëndë narkotike kanabis, duke udhëtuar nga Kakavija drejt Janinës.

Kjo shtetase prej mëngjesit të datës 06.04.2018, nuk ka hyrë në territorin shqiptar dhe lëndën narkotike e ka marrë në territorin grek.

Gjithashtu, nga shkëmbimi i informacioneve me homologët greke rezulton se kjo shtetase ishte në procedim nga Antidroga e Janinës, prej kohësh.

Të fundit