Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Po udhëtonin për në Vlorë, dy pasagjerët dhunojnë taksistin nga Durrësi dhe e lënë në mes të rrugës
Dy persona kanë dhunuar taksistin i cili po i dërgonte nga Durrësi në Vlorë. Ka qenë vetë taksixhiu që ka lajmëruar policinë, pasi ishte lënë në mes të fshatrave Kërkovë dhe Bunavi.
Policia njofton se B.E., 48 vjeç, banues në Durrës, (shofer taksie), që kishte marrë pasagjer dy shtetas nga Durrësi për në Vlorë, në afërsi të Levan-Fier e kanë dhunuar fizikisht dhe e kanë futur në bagazh të mjetit.
Autorët e kanë zbritur dhe lenë në rrugë midis fshatrave të Kërkovës dhe Bunavisë, ku i kanë marrë mjetin tip Benz dhe janë larguar. Shtetasi B.E., ka marrë mjekimin e nevojshëm në Spitalin Rajonal Vlorë, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Prej mbrëmjes së djeshme janë organizuar shërbimet Policore dhe janë ngritur pika të shumta kontrolli me qëllim kapjen e autorëve. Për dokumentimin e plotë të ngjarjes po kryhen hetime të përbashkëta mes Drejtorisë së Policisë Vlorë, Fier dhe Durrës. Gjithashtu po bashkëpunohet për kapjen e autorëve edhe me Policinë e Gjirokastrës, Delvinës dhe Sarandës. Për arsye hetimi nuk bëhen të ditur më tepër të dhëna. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanve të ngjarjes.