Flash News

KRYESORE

“Po, unë jam vajzë që punoj natën, se s’më del ditën”

Artistë dhe punonjës të lokaleve dhe klubeve të natës protestuan sërish sot para kryeministrisë, pas vendimit për mbylljen e këtyre bizneseve pas orës 20.00 për shkak të përkeqësimit të pandemisë covid-19 në vendin tonë.

Ata e kanë cilësuar vendimin absurd dhe arbitrar, pasi është ndërmarrë pa u diskutuar me palët dhe pa patur një mbështetje financiare nga qeveria.

Një prej protestuesve është edhe kjo vajzë e cila thotë se veç ditës, punon edhe natën, për të mbuluar shpenzimet që nuk i mjaftojnë nga puna e parë.

Ajo VKM nuk jepte alternativ, është përjashtuar diskutimi në tryezë mes tyre që preken dhe atyre që marrin vendimet. Po, unë jam një vajzë që punoj natën, por punoj edhe ditën dhe shpesh për të mbuluar taksat dhe kostot e shtetit ditën më ka ndihmuar puna natën.

Duke qenë në ambientet e natës kam parë edhe sa njerëz të tjerë janë të punësuar, banakierë, kamerierë... Mungon një politikë që hedh poshtë diskutimin e njerëzve që u preken interesat. Preken edhe artistët që kanë punë të parë. Unë bëj punë natën se nuk më del ditën, pra njerëzit kanë diferenca ekonomike”, thotë vajza për news 24.

Ndërkohë, edhe sot, protesta u shoqërua me shoqërimin e disa personave siç duket edhe në foto, ndërsa nga protesta e djeshme u proceduan 12 persona për “Organizim dhe pjesëmarrje në tubime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Të fundit