Flash News

KRYESORE

Po vjen 7 dhjetori, Anthony Joshua stërvitet me një boksier shqiptar!

Po vjen 7 dhjetori, Anthony Joshua stërvitet me një boksier shqiptar!

Këtë lajm nuk e prisnim! Boksieri me famë botërore, Anthony Joshua, ish-kampion bote në peshat e rënda, do të stërvitet me shqiptarin Albon Pervizaj para duelit të datës 7 dhjetor me Andy Ruiz Jr.

Përballja e shumëpritur e britanikut me meksikanin do të zhvillohet në Abu Dhabi. Joshua ka zgjedhur Pervizajn, sepse mendon se do ta ndihmojë me karakteristikat e ngjashme që ka me Ruizin (shpejtësi dhe trup thuajse njësoj).

Pervizaj ka lindur në Hamburg të Gjermanisë. Ai është 24 vjeç dhe mund të krenohemi me të, sepse është i pamposhtur në ring (12 fitore, 0 humbje). Deri më 7 dhjetor shqiptari do të jetë “sparring partner” i britanikut Joshua.

Të fundit