Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Rahim Ombashi
Në gjendjen, të cilën e shpallim pa pushim në mediet tona tradicionale, por më së shumti dhe rëndom te ato sociale, mbetet që të shpresojmë se katrahura e ngritur në Shqipëri ka një zgjidhje, të presim Profetin në kuptimin figurativ, që do të parathotë dhe paralajmërojë sesi duhet vepruar, për t’u ndarë me gjendjen vrastare. Do ta largojë nëpërkëmbjen virtuale dhe do ta kthejë normalen dhe normalitetin: do të kthehemi në shtëpitë tona mbrëmjeve, ku kemi të dashurit që na presin, urbanët do të mbyllin linjat afër mesnatës, spitalet të jenë plot dritë, bankomatet të jenë gjithë kohën të çelura, të vijojë edhe për disa ditë aplikimi për në IAL-të e vendit nga rreth 40 mijë gjimnazistë, të shohësh trotuareve nuse me karrocat e fëmijëve në duar, makina pa fund që rendin drejt detit, maleve, shtëpive që i presin, libraritë dhe bibliotekat, plazhet dhe baret e qyteteve, rrugët, makinat që largojnë plehrat në periferi, pazaret ku nuk zë radhë askush, sepse gjithsecili ble sipas takatit, vinçat që ngrenw sqepat e çeliktë gjithandej, policin e trafikut me jelekun e verdhë në këtë kohë vape…
E mbylla ditën e parë të gushtit me kapitujt e kreut të William Faulkner prej romanit Light in August (Dritë në gusht), që e kisha bërë gati më herët, por nisa ta lexoj në gusht, sepse, sipas tij, ky muaj ka disa ditë që janë të veçanta për vendet anës lumit Misissippi.
Romani i shkruar gjatë viteve 1931 dhe 1932, është një studim i thellë i problemit të racës dhe i obsesionit psikologjik me Luftën Civile, roman i dhimbjes së thellë, sepse pohon artistikisht se bota është e populluar kryesisht nga të vdekurit.
Nuk kemi harruar pak, por me këtë raport që nuk ka lidhje me përkohshmërinë, të kishim qenë më të ndjeshëm, ndonëse nuk kemi probleme si ato, që amerikanët ditën t’i zgjidhin dhe formuan modelin.
Në një shikim të shpejtë të portaleve serioze që dalin në shqip, bie në sy se shumica dërrmuese e shkrimeve të tyre janë të mbushura me kritika ndaj qeverisë. Në vend kryesor del qortimi i saj, kurse sharja është mbisunduese dhe duket se udhëheq. Në një nga portalet më serioze (të paktën për mua), një trim emigrant, prej një vendi ku ka valverina (një kafshë si shartim i maces me qenin) si fyente pa pra, duke harruar kafshëzën simbol të shtetit të Miçiganit, kishte thirrur në ndihmë: “… Hienat, Ujqërit e Çakejtë tipikë të PABESISË”. Një tjetër, aq i kudo dhe kurdo gjendshëm në mediat gjithfarlloj, ka kënaqësinë të rrëmojë të vdekurit (që duke mos iu përgjigjur e lënë të monologojë) dhe duket se është miqësuar me gjetjen befasuese, sa që shpall se së shpejti përgatitet të kalojë në atë gjendje, ku mungon dialogu.
Ndoshta gushti do të ketë ditë befasuese edhe për vendin tonë anas Mesdheut, kur provohen profecitë e ftohen të vijnë profetët! Në gazetën Panorama lexova shkrimin Plotësohet amaneti i Mithat Frashërit, kthehen eshtrat në atdhe.
E lidha menjëherë lajmin me punimin monografik Vepra madhore e Mithat Frashërit (Lumo Skëndo), që profesor Uran Butka, e mbyll me profecinë: “Mithat Frashëri ishte një profet. Ai ishte i bindur që çështja shqiptare e shtruar për zgjidhje më se një shekull më parë, do ta gjente më në fund atë, sepse nuk ishte vetëm një çështje e brendshme e Shqipërisë, por një problem kyç i Evropës Juglindore dhe më gjerë.”
Vite më parë e kam vizituar varrin e tij në New Jork, ishte pranë me Teslën, shkencëtarin e shquar, që nuk profetizoi asgjë, por realizoi sa shumë.
“Të parin që kam varrosur në SHBA, - më ka treguar Imam Vehbi Ismaili. - Ishte viti 1949. Porsa kisha mbërritur këtu.” Pas pelegrinazhit patriotik e kisha fiksuar se vendi im, toka e tij nuk i qaste profetët. Kur u ktheva në atdhe botova një libër për Fan Nolin Po vjen Noli…, që i prehen eshtrat në Boston.
Lajmi i ditës së parë të gushtit, më kujton se muaji zharritës e paska një ditë albanologjike, që sjell profetët.
Lumo Skëndoja afro një shekull më herët shkroi: “Çdo shkrimtar është një këshilltar; po gazetari është edhe më tepër akoma: një predikonjës, një njeri, fjalët e të cilit, të hedhura së sipri katedrës, mbeten e qëndrojnë.”
Më poshtë, si shpreh qëndrimin e tij se shtypi s’duhet të jetë pasqyra e kafeneve, vendi i fjalimeve të zbrastë, porosit: “Kritika, qortimi, sharja mund të jenë të njëqindtat e detyrave të botimtarit, ato të fundit. Gjer atje e ka barrën të ndriçojë këndonjësin, t’i rrëfejë udhë, t’i inspirojë vullnet për punë të mbarë, t’i rrëfejë udhën e drejtë, ta ruajë prej greminave të rrezikshme, të mbrojë interesat e tij dhe të kombit të tërë, duke i rrëfyer rreziqet, duke i ngritur dhe ngjallur kurajën.”
E ka bindje se duhet punuar intensivisht që të rritet ndjeshmëria e qytetarit shqiptar, shtypi ka rol parësor në këtë drejtim, e fton të marrë më tepër përgjegjësi morale mbi vete dhe pastaj të kërkojë nga të tjerët: “Jemi qarë në kaptinat e shkuara nga faji i shqiptarit, që ikën jashtë Shqipërisë dhe lë strofkën e tij. Kemi nevojë tani që ajo lëvizje jashtëqendrore të kthehet në lëvizje bashkëqendrore, nga ekcentrike të bëhet koncentrike.
Ta ketë ditur a ndjerë, së paku, që do ta shpallnin profet? I dërguar për t’i shërbyer Shqipërisë duke paralajmëruar pritmërinë, sepse te Dekallogu moral, pika 8 lexojmë: “Ki ambicion të vërtetë: mos mendo orën e sotme dhe minutën, në të cilën rron. Kujto pak pritmin, përjetësinë.”
Gushti vjen përsëri dhe ndoshta sjell mjekë të tillë, që shërojnë ‘plagët tona’.
*Autori është Dekan i Fakultetit te Shkencave Humane - Universiteti Bedër
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38