Flash News

KRYESORE

Po vuan dënimin për vrasje, eksploziv banesës së Gazmir Dacit

Po vuan dënimin për vrasje, eksploziv banesës së Gazmir

Banesës së të dënuarit me burg Gazmir Dacit i kanë vënë ekploziv në Bathore. Si pasojë e shpërthimit fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.

Shenjestër ka qenë familja e Gazmir Dacit, i cili është i burgosur pasi është dënuar për vrasje në rrethana cilësuese të Valmir Kolaverit dhe plagosjen e të vëllait.

Gazmir Daci është dënuar me 35 vite burg për vrasje dhe plagosje. Ai aktualisht është duke vuajtur dënimin në burgun e Vaqarrit për vrasjen e Valmir Kolaverit në 4 nëntor 2015, ndërsa ka plagosur rëndë vëllanë e tij Robert Kolaveri, i cili mbeti i paralizuar.

Kujtojmë që dhe me 31 korrik të 2016 ndaj tij u tentua një atentat nga jashtë burgut me snajper, por autorët gabuan shënjestër.

Të fundit