Flash News
Atentati ndaj avokatit në Memaliaj, vihet në pranga autori, sekuestrohet arma
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Pochettino rrëfehet për herë të parë, të prek me fjalët pas largimit
Ish-trajneri i Tottenhami, Mauricio Pochettino, ka folur për herë të parë për shkarkimin nga skuadra angleze. Argjentinasi u pushua duke i lënë vendin trajnerit Jose Mourinho pas startit të dobët të sezonit. Ai do të rikthehet shpejt në krye të stolit dhe diçka të tillë e ka rrëfyer për Fox Sports.
“Shumë klube kanë projekte interesante, por gjëja më e rëndësishme për momentin është qartësimi i ideve pas 5.5 sezoneve të pabesueshme me Tottenham. Dua të gjej motivimin e duhur dhe qëllimi im është të stërvis në Europë.
"Rikthimi në Argjentinë është i vështirë, edhe pse, për të mirën e familjes time, nuk do të refuzoja të punoja këtu. Megjithatë, tani më duhet të pres edhe disa ditë dhe të harroj shkarkimin nga Tottenham. Nuk kam nevojë për shumë ditë për të marrë veten dhe jam i hapur të dëgjoj projektet që do të më paraqiten“, përfundon trajneri argjentinas.