Flash News

KRYESORE

Pochettino te Bayern? Jo, Bayern ka vendosur ndryshe

Pochettino te Bayern? Jo, Bayern ka vendosur ndryshe

Mauricio Pochettino nuk do të jetë trajneri i ri i Bayernit. Klubi bavarez e ka marrë vendimin përfundimtar për argjentinasin, i cili së fundmi ishte i përfolur si pasues i kroatit Niko Kovac në Mynih.

Sipas gazetës gjermane Bild, klubi më i titulluar në Gjermani nuk ka ndërmend t'ia besojë stolin ish-trajnerit të Tottenham-it. Skuadrat ku ai mund të punojë pas shkarkimit nga Spurs janë Manchester United, Real Madrid, PSG dhe Arsenal.

Pochettino vjet arriti deri në finalen e Champions League me skuadrën londineze, por në fund u mposht nga Liverpool. Ky sezon i ri nuk ishte ideali për të. Madje, ishte më i dobëti në kaq shumë vite si trajner i Tottenham-it.

Të fundit