Flash News

KRYESORE

Podolski mërzitet në Turqi: Si mund të luaj, kur nuk ka tifozë?

Podolski mërzitet në Turqi: Si mund të luaj, kur nuk ka

Lukas Podolski nuk po përjeton ditë të bukura. Gjermani u transferua te Antalyaspor në Turqi me jo pak bujë, pasi kaloi një aventurë në Japoni.

Ish-kampioni i botës me Gjermaninë është i befasuar nga fakti që në Turqi vijon të luhet futboll, pavarësisht Koronavirusit. Ai është shprehur se kjo është një situatë shumë e vështirë. Atij nuk i shijon aspak të shënojë gol, kur nuk ka tifozë për të brohoritur.

“Kriza ka pushtuar të gjithë botën. Turqia nuk është prekur aq shumë sa shtetet e tjera, por futbolli nuk po na shijon. Shpresoj që bota ta kalojë këtë krizë sa më shpejt të jetë e mundur”, ka deklaruar sulmuesi.

Të fundit