Poeti shkodran i drejtohet kryebashkiakes Ademi: Si mund të jetë drejtor Biblioteke dikush që nuk ka lidhje me librin?

Në një koment shkruar për Politiko.al, Andreas Dushi, një poet i ri shkodran, merret me një shqetësim për të dhe qytetin e Shkodrës: emërimin e një drejtori të ri të Bibliotekës Marin Barleti.

Dushi thotë se në qytet e bëjnë fakt të kryer lajmin se drejtor do jetë Maxhid Cungu, një njeri që ka mbajtur shumë funksione politike si prefekt etj. Ai është kundër kësaj sepse kërkon njerëz që kanë lidhje me librin, siç është drejtori aktual i MB.

Poeti është edhe kundër ‘kulturës së riciklimit të funksionarëve politikë’ që e mbyllin karrierën duke u vendosur në krye të enteve publike.

Shkrimi i plotë i Andreas Dushit