Flash News

KRYESORE

Pogba drejt largimit nga Manchester United, takim sekret me Erik Abidal në SHBA

Pogba drejt largimit nga Manchester United, takim sekret me Erik Abidal në

Gazeta italiane “Tuttosport”, mesfushori francez i “djajve të kuq” ka zhvilluar në Los Angeles një takim sekret me përgjegjësin teknik të Barcelonës, Erik Abidal.

Në këtë takim Abidal u përpoq që të bindte futbollistin e përfaqësueses franceze për të pranuar kalimin te kampionët e Spanjës. Por, vështirësitë për realizimin e një operacioni të tillë janë të shumta.

Pogba ka një kontratë me Manchester United deri në vitin 2021, e për më tepër ai është pjesë e një prej klubeve më të pasur në botë. Në të njëjtën kohë, Pogba bëri një paraqitje të shkëlqyer në Botërorin e Rusisë, që do të thotë edhe një rritje e vlerës së tij në tregun e transferimeve, nëse Manchester United do të vendosë ta shesë futbollistin.

Për momentin po flitet vetëm për këtë takim mes tij dhe futbollistit në Los Angeles, ku Pogba ndodhet me pushime.

Të fundit