Flash News

KRYESORE

Pogba i jep një lajm të mirë Manchester United-it

Pogba i jep një lajm të mirë Manchester United-it

Problemet fizike nuk e kanë lënë aspak të qetë Paul Pogba këtë sezon. Mesfushori i Manchester United ka humbur shumicën e ndeshjeve si pasojë e dëmtimeve dhe numëron vetëm 610 minuta aktivizim.

26-vjeçari francez po vazhdon rikuperimin (u operua katër javë më parë) dhe ndihet mirë për momentin. Kampioni i botës me Francën nuk luan prej 26 dhjetorit të kaluar, teksa zbulohet data e rikthimit në fushën e blertë.

Objektivi i Pogba është që të jetë gati për duelin ndaj Chelsea. Manchester United viziton djemtë e Lampard në “Stamford Bridge” mbrëmjen e 17 shtatorit dhe mesfushori shpreson që të jetë i gatshëm për sfidën e rëndësishme sa i përket objektivit Champions League.

Të fundit