Flash News

KRYESORE

Pogba kthehet në problem, United nuk e ka gati për dy ndeshje

Pogba kthehet në problem, United nuk e ka gati për dy ndeshje

Paul Pogba nuk luajti dot në ndeshjet kundër Leicester, West Ham dhe Astanës në Europa League për shkak të një dëmtimi, por arriti të bëhej gati për lojë përballë Rochdale dhe Arsenalit.

Problemi është se mesfushori kampion bote me Francën do të rikthehet në stol. Ole Gunnar Solskjaer ka folur gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes kundër AZ Alkmaar dhe deklarata e tij i ka mërzitur tifozët.

“Kemi biseduar me një mjek specialist dhe klubi vendosi që Paul ka nevojë për disa ditë pushim”, - ka deklaruar tekniku. Pra, Pogba do mungojë së paku në dy ndeshje.

Pogba po kthehet sërish në një problem te Manchester United, edhe pse kësaj here nuk bëhet fjalë për sjelljen e tij, por dëmtimet.

Të fundit