Flash News

KRYESORE

Pogba tregon përplasjen me Vidic, mesazh për të rinjtë e Manchesterit

Pogba tregon përplasjen me Vidic, mesazh për të rinjtë e

Mesfushori Paul Pogba ka folur për futbollistët e rinj të Manchester United. Kampioni i botës ka marrë rolin e një veterani dhe u ka dhënë këshilla atyre. Ai ka treguar dhe se sa vështirë e ka patur të integrohet me ekipin e parë të "Djajve të kuq" kur ishte në fillimet e tij.

"Unë u kam thënë shumë prej lojtarëve të rinj, që kanë qenë me ekipin e parë: Djema, ju nuk e dini sa fat keni. Fatkeqësisht për ne, kemi pasur shumë lojtarë të dëmtuar dhe për këtë arsye është një shans i madh që lojtarët e rinj të përfshihen me ekipin e parë. Ata kanë shansin të bëjnë mirë dhe të qëndrojnë aty. Kështu, unë iu them atyre: Shijojeni këtë fat dhe shfrytëzojeni këtë mundësi, sepse është e rëndësishme, derisa lojtarët e tjerë të kthehen nga dëmtimet. 

"Asnjëherë nuk e dini, mund të jetë një lojtar titullar i dëmtuar dhe një i ri të hyjë në formacion e të luajë një ndeshje të shkëlqyeshme. Në këtë mënyrë qëndron me ekipin e parë deri në fund të karrierës. Kështu që, unë u kam thënë atyre: Djema, jini të gatshëm dhe gjithmonë shfrytëzoni rastin! Nëse ata kanë cilësi për të qenë me ekipin e parë, atëherë pse të mos e shfrytëzojnë mundësinë që të luajnë dhe ta shijojnë vetveten?

"Kur fillova stërvitjen me ekipin e parë, unë isha 17 vjeç dhe mbaj mend që Vida (Nemanja Vidic) ishte atje, edhe Park Ji-sung. Unë dylyftova me Vida dhe pashë se sa i fortë ishte. Unë e dija se më duhej të punoja shumë për t'u futur në ekipin e parë".

Të fundit