Flash News

KRYESORE

Pogradec, banorët e Mëmlishtit në protestë, u rrezikohen banesat nga shpërthimi i minave

Mbi 40 banesa ne fshatin Memlisht te Pogradecit, te cilat jane te vendosura pergjate rruges se Çervenakes, rrezikojne shembjen per shkak te punimeve qe pretendon te kryeje nje kompani per shfrytezimin e minierave. Banoret pohojne se problemi i tyre nuk eshte i ri, sepse historia ka nisur qysh 3 vite me pare kur kjo firme germoi ne galerite qe jane me lart rruges dhe punonte me shperthim minash, gje e cila shkaktoi çarje dhe plasaritje ne muret e shtepive te tyre. Asokohe ata punuan 6 muaj dhe u larguan, por tashem jane rikthyer serish. Por kete per te punuar ne nje distace jo me larg se 20-30 m nga shtepite dhe per me teper do te punojne me shperthim minash duke rrezikuar seriozisht banesat dhe jetet e banoreve.

Prej tre ditesh banoret protestojne dhe konfiktohen me inxhineret e firmes dhe nuk i lejojne te vijojne me punimet ,banoret shprehen se banesat i kane me leje dhe nuk do lejojne qe ato t’u shkaterrohen nga nje firme e cila kerkon te nxjerre mineral per perfitimet e saj, duke iu shkaterruar shtepite e tyre.Nuk ka munguar edhe dhuna mes paleve. Banoret kane zhvilluar disa takime me N/Kryetarin e Bashkise Pogradec, i cili iu ka komunikuar se Bashkia eshte krah banoreve, por s’mund te nderhyje sepse firma eshte me te gjitha dokumentat perkatese e dh;na nga  Ministria e Energjitikes, e cila menaxhon minierat.    

Të fundit