Flash News

KRYESORE

Pogradec, polumbarët ndërpresin kërkimet për gjetjen e peshkatarit

Pogradec, polumbarët ndërpresin kërkimet për gjetjen e

Polumbarët kanë ndërprerë kërkimet për gjetjen e peshkatarit Gëzim Seitllari, i cili humbi kontaktet me familjen që më 31 dhjetor.  Kërkimet në liqenin e Pogradecit kanë vijuar për disa orë, për të vazhduar sërish nesër.

Banorët bëjnë me dije se Seitllari hyri në liqen në orën 05:00 të mëngjesit. Deri tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes, por dyshimet janë se ai mund të jetë mbytur.

Kanë qenë familjarët ata të cilët kanë dhënë alarmin e parë, pasi kishte ndërprerë kontaktet prej disa orësh me ta dhe kishin gjetur varkën bosh.

Të fundit