Flash News

KRYESORE

Pogradecit i mungon poeti... Zbulohet letra e fundit e ish-deputetit Agolli

Pas Lasgushit, një tjetër poet e kishte të lidhur jetën e tij, sidomos vitet e fundit, me këtë qytet të bukur. Ai është ish-deputeti i Parlementit, poeti dhje skhrimtari i shquar Dritero Agolli, i cili i la një letër, e fundit, të shoqes, ku vërehet një shkrim ndryshe nga dora e dridhur e një të moshuari. Ai shkroi fjalët më të ëmbla dhe i premtoi Sadijes pushimet e bukura në Pogradec, në verëne këtij viti, por që nuk mundi dot...

Dritëro dhe Sadije Agolli i kalonin pushimet çdo verë në Pogradec. Dashurinë e tij për këtë vend dhe njerëzit e këtij vendi ai e kishte shprehur në raste të shumta.

Në një letër të fundit drejtuar së shoqes, ku vërehet një shkrim ndryshe nga dora e dridhur e një të moshuari, ai shkroi fjalët më të ëmbla dhe i premtoi Sadijes pushimet e bukura në Pogradec.

E bija e çiftit, Elona Agolli, ka publikuar imazhet e dy letrave ku Dritëroi shkroi për pushimet e ardhshme që do t’i bënte me të shoqen, e që këtë premtim ai nuk arriti ta mbante.

Shënim "i herës së fundit ", shkruan e bija e Dritëros duke publikuar kështu edhe fotografitë e letrave.

“Në verë do të shkojmë në një hotel buzë liqenit . Atje do të ndjekim me sy pulëbardhat që shpërndahen e bashkohen mbi cipën e kaltërt , duke formuar një lule të bardhë të madhe , që zhduket e shfaqet , që shpërbëhet dhe bëhet përsëri mes thirrjesh të sinqerta gëzimi . Ne, dy pleq të ulur në ballkon , do t'i ndjekim me sy këto qënie të bardha duke psherëtirë. Pak kohë na ka mbetur, ta soditim këtë mrekulli ! Mbase do të jetë hera e fundit ...”, ka shkruar Dritëro në letrën e fundit drejtuar të shoqes Sadijes.

Dritëroi u nda nga jeta në 3 shkurt të këtij viti, në moshën 85-vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë.

Të fundit