Flash News

KRYESORE

"Poker" kundër Osasunës, Reali regjistron fitoren e pestë radhazi

"Poker" kundër Osasunës, Reali regjistron fitoren e

Real Madrid sot regjistroi fitoren e pestë radhazi në kampionatin spanjoll. Kësaj here "Los Blancos" fituan 4-1 përballë Osasunës. Ndeshja nisi mirë për vendasit, të cilët kaluan në avantazh shpejt me lojtarin Garcia. U duk se Reali do të vuante shumë, por nuk ndodhi krejt kështu.

Përmbysja e madrilenëve erdhi brenda pjesës së parë. Isco dhe Ramos shënuan dy gola brenda pesë minutash dhe aty u kuptua se kjo ishte dita me fat e Realit. Për Ramosin ishte ditë speciale, sepse ai ka 17 sezone radhazi në La Liga, që gjen së paku një herë golin.

Miqtë shënuan edhe dy herë në minutat e fundit me anë të Lucas Vasquez dhe Luka Jovic. Me këtë fitore, Reali e sheh veten në krye të La Ligës me 52 pikë, 6 pikë më shumë se Barcelona, por duhet parë si do të dalin sonte katalanasit me Real Betisin.

Të fundit