Flash News

KRYESORE

Polemikat mbi ndeshjen Real Madrid-Bayern, Marcelo pranon: E preka topin me dorë

Polemikat mbi ndeshjen Real Madrid-Bayern, Marcelo pranon: E preka topin me

Përballja e djeshme mes Real-Mardid dhe Bayern, që u mbyll me barazimin 2-2 duke çuar automatikisht në finale madrilenët për shkak të fitores së tyre në ndeshjen e parë, nuk është kaluar pa ironi e polemika, pasi u pretendua për një 11 metërsh në favor të bavarezëve.

Kjo për arsye se mbrojtësi i bardhezinjve, Marcelo preku me dorë topin.

Vetë Marcelo e ka pranuar diçka të tillë në një deklaratë pas përfundimit të ndeshjes.

“E preka topin më dorë, ishte 11-metërsh. Do të gënjeja po të thosha të kundërtën. Cakir nuk e dalloi, por unë e preka topin më dorë. Futbolli i tillë është. Nuk dëshiroj të flas për arbitrat, por ndonjëherë gabojnë në favor e herë të tjera kundër”, është shprehur Marcelo në një deklaratë për mediat e huaja.

Të fundit