Flash News

KRYESORE

Policë me uniforma në takimin e kandidatit socialist në Memaliaj. A është e ligjshme?

Policë me uniforma në takimin e kandidatit socialist në Memaliaj.

Ish-Kryeministri Berisha ka postuar në profilin e tij në Facebook një foto të ardhur në adresë të tij, në të të cilën dallohen qartë burra me uniforma policie gjatë një organizimi që duket si takim elektoral.

Pyetja e dërguesit është: A duhet të marrë pjesë policia me uniformë në mbledhje apo prezantime kandidatësh?". Berisha e pyet se ku është marrë fotoja dhe dërguesi një dnër ata që ish-Kryeministri quan rëndom 'qytetari dixhital', i përgjigjet: Bashkia Memaliaj.

Në foto është kandidati i Partisë Socialiste për Tepelenën, Laert Duraj. Duraj, gjatë prezantimit të kandidatëve të qarkut të Gjirokastrës nga ish-ministri, Blendi Çuçi, u quajt 'bashkëthemelues i një prej universiteteve më të mira jo publike në vend'. Bëhet fjalë për Universitetin Europian të Tiranës, por Duraj nuk është më aksioner atje. Ai është pronar i një kolegji profesional privat.

Të fundit