Flash News

KRYESORE

Policët e rënë në detyrë, Basha: Sot ata janë të tradhëtuar

Policët e rënë në detyrë, Basha: Sot ata janë

Kryetari i Partisë Demorkatike Lulzim Basha, sot teksa flet për policët e rënë në krye të detyrës, shprehet se mënyra më e mirë për t’i kujtuar e për të vleresuar veprën e tyre është beteja pa kompromis ndaj krimit, bandave e drogës.

Basha shprehet se nuk mund të lejojë që sakrifica e tyre të shkojë dëm, dhe se krimi mund të shtypet vetëm nga një qeveri që nuk bashkëpunon me kriminelët.

Reagimi i Lulzim Bashës:

Sot eshte dita e te reneve te policise ne krye te detyres, nje dite qe na kujton per ata burra ne uniforme me kurajo e integritet qe dhane jeten ne lufte kunder krimit. 

Askush nuk ka bere me shume se ata per rendin e drejtesine ne kete vend. Menyra me e mire per ti kujtuar e per te vleresuar vepren e tyre eshte beteja pa kompromis ndaj krimit, bandave e droges. Vetem keshtu shpirti i tyre do prehej ne paqe. 

Per fat te keq, ata sot jane te tradhetuar dhe shpirti i tyre i trazuar, sepse krimi qe ata luftuan, ndan pushtetin me qeverine. Krimi qe ata luftuan sot eshte ne formen e kupoles mafioze ku jane bashke qeveria e bandat. Ku shefat e komisariateve, besnike te qeverise, ndihmojne trafikantet, e dhunojne te pamundurit. Deshmoret e policise dhane jeten per tjeter gje, per sigurine e qytetareve dhe per te ndalur krimin. 

Ne nuk mund ta leme sakrificen e tyre te shkoje dem. 

Krimi, bandat dhe mafia duhen shtypur, por kjo behet e mundur vetem me nje qeveri qe nuk i mbron dhe ndan pushtetin me ta por i lufton, i ndeshkon dhe i con ata dhe pushtetaret e korruptuar qe sot jane mburoja e krimit para drejtesise

 

Të fundit