Policët e rinjë trajnohen si të sillen me anëtarët e komunitetit LGBTI

Këto ditë, më shumë se 150 policë nga e gjithë Shqipëria janë bërë pjesë e trajnimeve për “Policimin e krimeve të urrejtjes kundër personave LGBTI”. Gjatë një periudhe 2 mujore, Këshilli i Evropës dhe organizatat LGBTI, kanë trajnuar nënpunësit e policisë në identifikimin, adresimin dhe hetimin e krimeve të urrejtjes ndaj personave LGBTI. Udhëzuesi për krimet e urrejtjes me bazë orientimin seksual dhe identitetin gjinor është bërë edhe pjesë e kurrikulave mësimore të Fakultetit të Hetimit të Krimit në Akademinë e Sigurisë si pjesë e programit bachelor.

Duke vlerësuar konferencën dy ditore, një nga shoqatat që mbron të drejtat e këtij komuniteti shkruan se mos raportimi i dhunës së motivuar nga urrejtja ndaj pesonave LGBTI, bën që shumë prej këtyre krimeve të jenë të padukshme në të dhënat kombëtare, duke kufizuar aftësinë për të pasur politikat e duhura parandaluese.

“Incidentet homofobike dhe transfobike shpesh nuk raportohen për shkak të frikës së daljes hapur, poshtërimit ose keqtrajtimit nga policia. Mos raportimi i dhunës së motivuar nga urrejtja ndaj pesonave LGBTI, bën që shumë prej këtyre krimeve të jenë të padukshme në të dhënat kombëtare, duke kufizuar aftësinë për të pasur politikat e duhura parandaluese. Për të kontribuar në vlerësimin në mënyrë efektive të prevalencës së këtij lloj incidenti, Këshilli i Evropës dhe organizatat LGBTI, kanë trajnuar për një periudhe 2 mujore, nënpunësit e policisë në identifikimin, adresimin dhe hetimin e krimeve të urrejtjes ndaj personave LGBTI”.