Flash News

KRYESORE

Policët kopjuan në provim, Ardi Veliu anulon testimin

Policët kopjuan në provim, Ardi Veliu anulon testimin

Në datën 7 nëntor, 400 punonjës policie ju nënshtruan një testimi për t’u graduar në gradën Komisar. Testimi ishte me shkrim dhe dyshimet se disa prej kandidatëve ishin vënë në dijeni të saj disa ditë para datës së provimit, ka bërë që drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu, ta shpall të pavlefshëm testimin.

Për këtë ngjarja ka nisur një hetim edhe nga ana e Shërimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave.

Ndërkohë, një ditë më parë afro 200 punonjës policie zhvilluan testimin për gradën Kryekomisar. Dyshohet që edhe në këtë provim ka pasur parregullsi ndërsa nuk dihet ende nëse do të ketë sërish një vendim që do ta shpallë të pavlefshëm edhe këtë testim.

Të fundit