Flash News

KRYESORE

"Policët që kontrolluan në banesën e njërit prej të arrestuarve për rrugët u habitën"

"Policët që kontrolluan në banesën e njërit prej

Gazetari Artan Hoxha i ftuar në "Arena" nga Dritan Hila në Ora News, thotë se policia u habit gjatë kontrollit të banesës së njërit prej të arrestuarve për çështjen e rrugëve.

"Problemi i madh i këtij vendi dhe peshqit e mëdhenj janë këtu. Vetëm në banesën  e një prej të arrestuarve, policët që bënë kontrollin, kishin ngelur pa mend. Nëse ne kemi shtetarë që e kanë rrogën  800 apo 900 mijë lekë të vjetra, e që jetojnë në resorte luksoze, që kanë një shtëpi në Tiranë, një tek Gjiri i Lalzit, një në Sarandë nuk shkon. Nuk është normale që dosja e një tenderi e një ish-drejtori t’i ketë në banesën e vetë, këtë nuk e kuptoj. Ishin dosjet origjinale.

Po ta marrim në këtë prizëm ky është një problem shumë i madh. Në Shqipëri janë vrarë me armë zjarri 50 vetë dhe nga aksidentet 300 veta. Nuk mban njeri përgjegjës", u shpreh Hoxha.

Të fundit