Flash News

KRYESORE

Polici 30-vjeçar që mbante makinë tip ‘Hummer’

Polici 30-vjeçar që mbante makinë tip ‘Hummer’

Janë zbardhur detaje të reja sa i takon efektivit të policisë Ermal Bregu që mbeti i plagosur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Bregu është efektiv pranë komisariatit numër 1 në kryeqytet ndërsa emri i tij është përmendur edhe më herët në media.

Para tre vitesh atij i është djegur makina tip ‘Hummer’ e cila ishte vendosur pranë banesës së tij. Ndërkohë para një viti efektivi është vetë plagosur me armën e shërbimit.

Ajo që bie në sy është lloji i makinës që mbante në përdorim Bregu. Para tre vitesh, punonjësi i policisë që në atë kohë ishte vetëm 30-vjeç, kishte në përdorim një makinë tip ‘Hummer’ e cila njihet si një makinë luksi dhe e identifikuar me ‘të fortë’, ose tipat problematik me ligjin.  

Të fundit