Flash News

KRYESORE

Polici i dha urdhër të ndalonte, 37 vjeçari e përplas me makinë dhe i thyen këmbët

Polici i dha urdhër të ndalonte, 37 vjeçari e përplas me

Një efektiv policie ka mbetur i plagosur në Kuçovë pasi është përplasur me makinë nga një 37 vjeçar.

Shtetasi Ylli Luka, nga Fushë-Kruja, ishte përfshirë në një konflikt në Kuçovë, ndërkohë që patrulla e policisë pasi mbërriti në vendngjarje i bëri thirrje që të ndalonte makinën. Luka nuk i është bindur urdhrit dhe ka përplasur policin Jonuz Vrapi duke i thyer këmbët.

Vrapi ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që kolegët e tij kanë bërë të mundur arrestimin e 37 vjeçarit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 28.07.2018, rreth orës 21:15, në lagjen "Llukan Prifti", Kuçovë, është marr njoftim se po ndodhte një konflikt.

Menjëherë ka shkuar patrulla e policisë ku  i ka dhënë urdhër drejtuesit të mjetit tip Benz, shtetasit Y.L, 37 vjeç,  banues në fshatin Nikël, Fushë Krujë, për të ndaluar.

Shtetasi i lartpërmendur nuk i është bindur urdhërit të patrullës së rendit dhe për pasojë ka aksidentuar punonjësin e policisë së rendit J.V i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Berat, me frakturë në këmbë, jashtë rezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit Y.L më pas është bllokuar  nga shërbimet e tjera të policisë dhe është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kuçovë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit