Flash News

KRYESORE

Polici në Lezhë bën për spital kolegun në 105-vjetor

105 vjetori i krijimit të Policisë së Shtetit është festuar me grushta në Lezhë. Një sherr mes policëve brenda ambjenteve te komisariatit ka përfunduar me konfrontime fizike. 

Ditën e sotme u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasit N. Sh e M.M., pasi shtetasi N.Sh. me detyrë oficer i patrullës së Përgjithshme, në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë ka goditur me grushta Punonjësin e Patrullës së Përgjithshme M.M. ku dhe ky i fundit është kundërpërgjigjur" thotë policia.

Mësohet se oficeri i patrullës N.Sh ka marrë fraktura në shpatull nga goditja dhe është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim.

Në lidhje me këtë ngjarje të dy punonjësit e Policisë janë pezulluar nga detyra dhe ndaj tyre ka filluar ecuria disiplinore për përdorim të paligjshëm dhe i parasyeshëm i forcës.

Të fundit