Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Polici pezullohet nga detyra pas sherrit në ‘FB’, Olti Curri: Çfarë më tha Haki Çako në telefon
Menjëherë pas publikimit të mesazheve ofenduese që u bënë në drejtim të gazetarit Olti Curri nga polici i komisariatit numër 4 në Tiranë, Emiljano Vasha, ndaj këtij të fundit është marrë masa administrative duke e pezulluar menjëhëre nga detyra.
Curri njoftoi se Vasha ishte nip i Haki Çakos, ndërsa pas publikimit të rastit gazetari është kontaktuar nga vetë drejtori i Përgjithshëm i Policisë.
"Po u kontaktova nga drejtori i policisë Haki Çako, i cili më tha se fjalori i përdorur nga oficeri i policisë kalon etikën e komunikimit të një punonjësi policie dhe ndaj tij është marrë masa e pezullimit. Drejtori i Policisë konfirmoi partneritetin e policisë së shtetit me mediat dhe etikën që duhet të kenë punonjësit e policisë dhe kjo është një shenjë e mirë e reagimit të menjëhershëm të strukturave ndaj personave që duan të cënojnë figurën dhe dinjitetin e policit", ka thënë Olti Curri për Newsbomb.
Shkak i përplasjes në ‘Facebook’, u bë një postim i Olti Currit ku kërkonte ndërhyrjen e policisë kundër krimit informatik në Shqipëri.