Flash News

KRYESORE

Policia: 6 efektivë u plagosën gjatë protestës para Kuvendit

Policia: 6 efektivë u plagosën gjatë protestës para Kuvendit

Policia e Shtetit thotë se 6 efektivë, mes të cilëve dy femra, kanë mbetur të lënduar nga protesta e sotme dhe përplasjet me protestuesit.

Policia deklaron se po bëhen verifikime për identifikimin e dhunuesve.

“Gjatë protestës së sotme të opozitës të zhvilluar para Kuvendit të Shqipërisë janë lënduar dhe kanë marrë ndihmë mjekësore 6 punonjës policie, konkretisht: O.M, V.T dhe M.A, efektiv policie te Forca e Posaçme ‘Shqiponja’.

N.K, E.X dhe D.B, efektivë policie të Komisariatit të Policisë nr 1, nga të cilët dy prej tyre femra.

Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë po vijon verifikimet për identifikimin e gjithë personave, të cilët kanë ushtruar dhunë gjatë protestës”, deklaron Policia e Shtetit.

Të fundit