Flash News

KRYESORE

Policia arreston 15 persona në Rinas

Policia arreston 15 persona në Rinas

Gjatë javës së fundit, në Rinas, në vijim të punës për rritjen e forcës parandaluese, evidentuese dhe goditëse ndaj paligjshmërisë, shërbimet e Policisë Kufitare si dhe Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, kanë proceduar, ndaluar apo arrestuar në flagrancë 15 persona për vepra të ndryshme penale.

Në pranga është vënë N.D, 23 vjeç nga Shkodra, për veprën penale "Vjedhje e pasurisë".

L., 32 vjeç banues në Tiranë, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Korrupsion aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike.

Janë arrestuar në flagrancë 8 persona, për veprën penale "Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave, konkretisht: G.S., K.B.,  J.C., G.M., I.L., A.A., E.SH., si dhe XH.K.

Ata janë bllokuar nga shërbimet e Policisë Kufitare në tentativë për të kaluar kufirin me karta italiane të falsifikuara si dhe me pasaporta me ngjashmëri.

Gjithashtu janë proceduar penalisht 4 shtetas për veprën penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë" dhe konkretisht:

M.K., i cili nuk deklaroi shumën prej 55.600 Euro

I.K., pasi nuk deklaroi shumën prej 50.000 Euro.

A.H., i cili nuk deklaroi shumën  10.100 dollarë dhe 585 Euro

R.K., pasi nuk deklaroi në Rinas shumën prej 9.500 Euro.

Po nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas është proceduar penalisht edhe A.J, për veprën penale "Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror".

 

Të fundit