Flash News

KRYESORE

Policia arreston 23-vjeçarin, babai nxjerr librezën: Djali im është invalid!

Policia arreston 23-vjeçarin, babai nxjerr librezën: Djali im

Mes shtatë personave të arrestuar nga policia e Tiranës është dhe Resul Daci, 23-vjeçari me origjinë nga Kuksi por që jeton në Kamëz.

Pas protestës, policia ka shoqëruar të riun. I ati i Resulit, u shpreh për median nga Drejtoria e Policisë se i biri është invalid. Madja ai nxorri dhe certifikatën e invaliditetit.

“Unë jam nga Kukësi, jetoj në Kamëz. Policia ka arrestuar fëmijën tim invalid. Ai quhet Resul Daci, 23 vjeç është invalid”. I ati, pranoi para gazetarëve se i biri ka qenë në protestë, por që fatkeqësisht është me çrregullime mendore.

Edhe deputetët demorkatë Flamur Noka dhe Klevis Balliu ndodhen të ambientet e Drejtorisë së Policisë. Noka tha para mediave se policia nuk ka pranuar të japë sqarime për shtatë arrestimet dhe se policët i ka gjetur duke pirë alkool.

Të fundit