Flash News

KRYESORE

Policia arreston 3 të rinj në Vlorë dhe në Sarandë, ja pse akuzohen...

Policia arreston 3 të rinj në Vlorë dhe në Sarandë, ja

Policia e Vlorës ka bërë me dije se ka vënë në pranga 3 persona, dy banues në Vlorë dhe një në Sarandë. Ata akuzohen për vepra të ndryshme penale, ku vetëm ndaj njërit rëndojnë tri akuza, ndër të tjera edhe ajo e posedimit të lëndëve narkotike. Ndërkohë, nën akuzë janë vënë edhe dy të rinj për “drejtim të automjetit pa u pajisur me lejen përkatëse”.

Njoftimi i policisë:

"DVP Vlorë

Arrestohen në flagrancë shtetasit e mëposhtëm :

Fatos Bitaj, 37 vjeç, banues në Vlorë.

Policia ka bërë të mundur ndalimin e shtetasit të lartëpërmendur pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë ”Arrest me burg”, më vendim penal Nr.414 datë 16.11.2016, për veprat penale ”Moskallëzim krimi”, ”Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” dhe ”Kultivimi i bimëve narkotike”, të parashikuara nga nenet 300, 301, dhe 284.

Leticja Mamaj, 24 vjeç, banuese në Vlorë,

Drini Valca, 26 vjeç, banues në Sarandë

Shtetasit e lartpërmendur janë konstatuar nga shërbimet e qarkullimit rrugor duke drejtuar mjetet e tyre të papajisur me lejedrejtimi përkatëse. Materialet janë referuar në Prokurori në ngarkim të tyre për veprën penale ”Drejtimi i automjeteve në mënyre të parregullt”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal."

Të fundit