Flash News

KRYESORE

“Policia arreston anëtarin e kryesisë të PD-së Fier, i hyn me forcë në banesë”

“Policia arreston anëtarin e kryesisë të PD-së Fier, i

Ish-deputeti demokrat, Luan Baçi, ka denoncuar rastin e arrestimit të kreut të grupit të seksionit dhe anëtarin e kryesisë së PD në Fier, Pandeli Tole.

Baçi shkruan në “Facebook” se policia ka hyrë me forcë në shtëpinë e demokratit dhe e ka arrestuar, pa dhënë asnjë shpjegim.

 

Postimi i plotë

“Policia politike e Edi Rames filloi nga presionet dhe shoqerimet.

Tani ne keto momente, forca te shumta policie kane hyre me force te shtepia e Kryetarit te Grup-seksionit dhe antarit te kryesis te Deges PD Fier, ish-futbollistit te dashur te Apollonise z Pandeli Tole dhe e kane arrestuar, duke e çuar ne komisariatin e policise.

Pa dhene asnje spjegim, pa bere asgje.

Perse zoti Kryeminister pse kjo sjellje me qytetaret Fierakë?

Çfar te ka bere Pandeli Tole?

Ne do te jemi perballe teje te gjithe.

Ne sot tani jemi te gjithe Pandeli Tole.

RAMA IK, NE NUK NDALOJME.”-shkruan Baçi.

Të fundit