Flash News

KRYESORE

Policia arreston autorin e dyshuar të vrasjes së ndodhur mbrëmë në Shkodër

Policia arreston autorin e dyshuar të vrasjes së ndodhur

Policia njofton se ka arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes së shtetasit P. F., të ndodhur mbrëmjen rreth orës 19:15 në lagjen “Mark Lula”.

Policia njofton se kapja e tij u bë e mundur si rezultat i rrethimit të zonës në një perimetër të gjerë nga Policia .

“Pas një pune intensive të Forcave Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me FNSH Shkodër, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi brenda 24 orëve, i shtetasit: A.P, 33 vjeç, banues në lagjen “Mark Lula”, Shkodër

Ky shtetas dyshohet si autor i vrasjes së shtetasit P. F., ndodhur mbrëmë, ku pas një konflikti për motive të dobëta e ka goditur me mjet prerës (thikë)”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

 

Të fundit