Flash News

KRYESORE

Policia arreston “kolegët” e rremë në Kavajë, vidhin në plazhin e Malit të Robit

Policia arreston “kolegët” e rremë në Kavajë,

Policia e Kavajes ka arrestuar dy persona, pasi dy shtetasve te tek “Mali i Robit” në Golem, u jane paraqitur si punonjës policie dhe u kane marrë çantat e krahut dhe 3 telefona celularë.

Ne pranga te policise kane rene Fatjon Ahmetaj, 30 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje banues në Kavajë, si dhe  Ermir Bollmoshi, 26 vjeç, banues në Kavajë. Ja njoftimi i policise Kavajë:

“Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar ” Polici i Rremë “.

Arrestohen 2 shtetas.

Sekuestrohen celularë dhe dokument i rremë policie.

Më datë 01.08.2017 shërbimet e policisë Kavajë, në sajë të informacioneve të marra në rrugë operative kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasve :

– Fatjon Ahmetaj, 30 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje banues në Kavajë.

– Ermir Bollmoshi, 26 vjeç, banues në Kavajë.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë i mundur pasi më datë 30.07.2017, këta shtetas janë identifikuar tek “Mali i Robit” në Golem, si punonjës policie tek shtetasit E.Gj., 17 vjeç dhe E. H., 17 vjeç, të cilëve ju kanë marrë çantat e krahut dhe 3 telefona celularë.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– dokument i rremë me logon e Policisë së Shtetit.

– 3 telefona celularë.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, në ngarkim të shtetasve të mësipërm për veprat penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, parashikuar nga nenet 134 / 2 dhe 247 të Kodit Penal.”

Të fundit