Flash News

KRYESORE

Policia arreston kultivuesin e 41 bimëve kanabis në Lepenicë

Policia arreston kultivuesin e 41 bimëve kanabis në Lepenicë

Policia e Vlorës ka asgjesuar 41 bimë kanabis në fshatin Lepenicë, ndërsa ka arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar.

“Më datë 06.07.2017, Policia e Vlorës gjatë kontrollit të ushtruar në pjesën veri-perëndimore të fshatin Lepenicë, Bashkia Selenicë, në një zonë të pyllëzuar, ka konstatuar 5 parcela të vogla të mbjella 41 bimë narkotike të dyshuara si Cannabis Sattiva”.

Nga hetimet e kryera, autori i dyshuar në lidhje me kultivimin e tyre dyshohet se është shtetasi Adrian Sadiku, 52 vjeç, banues në Vlorë.

Materialet u referuan në Prokurori në ngarkim të tij, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Të fundit