Flash News

KRYESORE

Policia arreston në flagrancë tre shoferë të dehur

Policia arreston në flagrancë tre shoferë të dehur

Në këto ditë vere kur janë shtuar shumë aksidentet, policia ka rritur kontrollet dhe masat ndëshkimore për drejtuesit që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrtugor. Kështu bëhet e ditur se janë arrestuar tre shoferë, në kushtet e flagrancës, pasi ngisnin automjetet në gjendje të dehur. Ata janë:

1.Arjan Myftaraj, 48 vjeç, banues në Patos. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në aksin rrugor Fier-Patos, duke drejtuar mjetin tip Benz me targa AA 475 HS ka lëvizur në sens të kundërt e nuk u është bindur urdhërit të punonjësve të policisë për të ndaluar. Pasi i është bërë testi i alkolit, ky shtetas rezultoi në gjëndje të dehur. (Nenet 291, 242 të Kodit Penal).

2.Enton Lika, 44 vjeç, banues në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në aksin rrugor Fier-Vlorë, duke drejtuar mjetin tip Fiat me targa AA 449 CR është përplasur me mjetin tip Ford me targa AA 735 FN dhe me pas është larguar nga vëndi i aksidentit. Nga përplasja ka patur vetëm dëme materiale dhe nga testi i alkolit ky shtetas rezultoi në gjëndje të dehur. (Nenet 291, 273 të Kodit Penal).

3.Fabion Hodo, 30 vjeç, banues në lagjen “Naftetari” Patos. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në aksin rrugor Levan – Fier, në vëndin e quajtur “Qafa e Koshovicës”, është kapur duke drejtuar në gjëndje të dehur mjetin tip Mitsubishi me targa AA 955 FS.

Të fundit