Flash News

KRYESORE

Policia arreston presidentin e Kamzës: Rrahu arbitrin e ndeshjes me Laçin

Policia arreston presidentin e Kamzës: Rrahu arbitrin e ndeshjes me

Pas dhunes ndaj arbitrit Eldorjan Hamiti, policia ka arrestuar presidentin e Kamzes, Naim Qarri, drejtorin sportiv, Andi Matraxhiu dhe shefin e klubit, Artan Bana. Keta shtetat akuzohen për vepërn penale “goditje për shkak të detyrës.

Hamiti akordoi nje penallti ne minuten e 95-të, ne favor te Laçit, e u kthye ne gol nga mesfushori Bojan Nejdenov, duke e mbyllur ndeshjen 1:1. Penalltia u kontestua nga stafi drejtues i Kamzes dhe nga tifozet, qe goditen disa here arbitrin lezhjan.

Dhuna në Kamzë, FSHF në kundërsulm: Policia cënon rëndë mbarëvajtjen e kampionatit

Njoftimi i plote:

Policia arreston në flagrancë 4 shtetas për ngjarjen e ndodhur në ndeshjen e futbollit Kamza – Laçi. Shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Nr 5, falë reagimit të shpejtë dhe në kohë bënë kapjen dhe arrestimin e shtetasve:

– Naim Qarri - President i Klubit Kamëz;

– Andi Matraxhiu, Drejtor Sportiv i Klubit Kamëz;

– Aartan Bana, Shefi i Klubit Sportiv Kamëz;

– E.Gj., tifoz.

Gjithashtu nga verifikimet e bëra rezulton se si autorë të dyshuar për dhunën e ushtruar ndaj gjyqtarit të ndeshjes, dyshojet se janë dhe shtetasit: B.Q., A.Q., A.Q. dhe K.Q., tifozë, të cilët janë shpallur në kërkim policor.

Arrestimi i 4 shtetasve si dhe shpallja në kërkim e 4 të tjerëve u bë për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Prishje e qetësisë publike”.

Më datë 03.03.2019, rreth orës 14.00 është zhvilluar ndeshja e futbollit Kamza – Laçi.

Këtë ndeshje Komisariati i Policisë Nr. 5 Tiranë nuk e ka marrë përsipër, pasi nuk janë zbatuar detyrimet dhe përgjegjësitë sipas përcaktimeve të ligjit 79/2017 datë 27.04.2017 “Për Sportin”.

Megjithatë Komisariati i Policisë Nr. 5 Tiranë për sigurimin e rendit e sigurisë publike jashtë ambienteve të stadiumit, para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes, hartoi plan masash.

Kjo ndeshje është marrë përsipër për sigurimin e nga SH.R.S.F.  “Oktapus 1 Security”, të cilët kanë qenë në stadium me 12 efektiv të saj.

Në përfundim të kësaj ndeshje një punonjës i SH.R.S.F., i cili ishte në hyrjen kryesore të stadiumit hapi portën dhe kërkoj ndihmën e policisë, pasi disa tifozë kishin hyrë në fushë dhe  kishin goditur arbitrin dhe punonjësit e SH.R.S.F-së.

Të fundit