Flash News

KRYESORE

Policia arreston tre të rinj, dyshohen për një seri vjedhjesh

Policia arreston tre të rinj, dyshohen për një seri vjedhjesh

Policai e Vlorës ka arrestuar tre të rinj pasi dyshohet se kanë kryer në një seri vjedhjesh.

Policia njofton se në sajë të operacionit të koduar “Ustai” janë arrestuar Arnold Tosku, 18 vjeç, Eraldi Hamzallari, 30 vjeç dhe Xh.H, 14 vjeç.

Sipas njoftimi të uniformave blu, në bashkëpunim me njëri-tjetrin vidhnin sende të ndryshme hidraulike e elektrike, dhe i shisnin ato në treg me qëllim përfitimi vlerash monetare, dhe arrestimi ka ardhur si rrjedhojë e disa muajve hetim për një seri vjedhjesh të pazbardhura. Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale sendet e vjedhura.

Të fundit