Flash News

KRYESORE

Policia asgjëson 170 bimë kanabis në Lezhë, procedohet penalisht kryeplaku

Në kuadër të kontrrollit për kultivimin e kanabisit, policia ka asgjësuar në qytetin e Lezhës 170 bimë narkotike, ndërsa po procedohet penalisht kryeplaku i fshatit,

shtetasi Z.B. 60 vjeç, po proçedohet për veprën penale "Moskallzim krimi parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal, gjithashtu po punohet për identifikimin dhe kapjen autorit për "Kultivimi të bimëve narkotike".

Ja njoftimi i Policisë:

“Lezhë - Vijon kontrolli për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike. Asgjësohen 170 bimë narkotike Cannabis Sattiva Proçedohet penalisht në gjendje të lirë Kryetari i fshatit.

Më datë 18.07.2017, gjatë kontrollit të territorit të ushtruar nga shërbimet e policisë për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, në vendin e quajtur Tanushë, në fshatin Zimaj në Lezhë, në një zonë të pyllëzuar , në një parcelë toke, u konstatuan 170 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sattiva me lartësi 90-150 cm të llojit Cannabis Sattiva të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Në vijim të veprimeve hetimore , u proçedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi Z.B. 60 vjeç, banues në Lezhë ( Kryetar i fshatit Zimaj ) për veprën penale "Moskallzim krimi parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.

Gjithashtu punohet për identifikimin e kapjen e autorit /ve për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike" parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.”

Të fundit