Flash News
Paraqitet në SPAK, ish-ministri dhe deputeti socialist, Nasip Naço
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
Policia bën bilancin/ 12 të arrestuar, 20 në kërkim për sulmet në KZAZ
Policia e Shtetit njoftoi se ka arrestuar 12 persona, pas sulmeve në KZAZ-të e vendit. Ndërkohë 20 persona të tjerë janë shpallur në kërkim, ndërsa 7 po ndiqen në gjendje të lirë. 29 persona u shoqëruan në polici.
Zv/drejtoresha e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj njoftoi se në 24 orët e fundit, të paktën 14 KZAZ janë bërë objekt i sulmeve dhe i dëmtimit. Ato janë udhëhequr kryesisht nga subjektet politike opozitare, e shpesh në krye të sulmeve për fat të keq janë evidentuar edhe funksionarë të bashkive, ish-deputetë dhe punonjës të policive të tyre bashkiake.
“Të ndaluarit akuzohen për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, ”Dëmtimi me dashje i materialeve zgjedhore”, “Kundërshtimi i Punonjësit të Rendit publik”, “Goditja për shkak të detyrës”, “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të Punonjësit të Rendit publik”.
Aktet më të rënda janë regjistruar në KZAZ në Bashkinë Shkodër, ku disa shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin kanë kryer veprime aktive, për të djegur me zjarr shkollën “Shejnaze Juka” dhe materialet zgjedhore që ndodheshin në ambientet e kësaj shkolle. Gjithashtu ata kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, të vendosur për të garantuar mos-prekjen e materiale zgjedhore. .”, tha Hajnaj.
Në bashkëpunim me Prokurorinë, policia ka dokumentuar përmes identifikimit me anë të pamjeve filmike dhe fotografike, autorët të dyshuar si të implikuar në këto akte anti ligjore.
Njoftimi
Policia e Shkodrës arrestoi në flagrancë 5 persona, konkretisht:
- Gentian Bytyqi – polic i bashkisë Shkodër
- Alfred Nikolli- polic i bashkisë Shkodër
- Adi Garuci – specialist i bujqësisë, bashkia Shkodër
- Aleks Ndoj – polic i bashkisë
- Orlando Thepi
Mes 14 personave të shpallur në kërkim janë edhe ish-deputetë të zonës, anëtarë të Këshillit bashkiak si dhe punonjës të Bashkisë Shkodër. Ndërkohë 2 shtetas të tjerë ndiqen penalisht në gjendje të lirë.
Në lidhje me dëmtimin e materialeve zgjedhore në KZAZ e Bashkisë Tropojë, tek Muzeu Historik, janë arrestuar në flagrancë 7 persona, konkretisht;
- Ilir Margjekaj, Punonjës i Bashkisë Tropojë, tek Pastrim-Gjelbrimi.
- Haxhi Gjidia, Punonjës i Bashkisë Tropojë, tek Pastrim-Gjelbrimi.
- Bledar Pepkolaj,
- Arjan Gabraj,
- Ndricim Ndrepepaj,
- Amarildo Gecaj,
- Armando Gecaj.
Janë proceduar në gjendje të lirë 5 shtetas për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”. Ata janë:
- Isuf Çelaj, ish-deputet i partisë demokratike.
- Besnik Dushaj, Kryetar i Bashkisë, Tropojë.
- Fatos Buçpapaj, Kryetar i Njësisë Administrative Bujan.
- Gëzim Gjoni, Kryetar i Njësisë Administrative Fierzë.
- Azgan Haklaj
Gjithashtu janë shpallur në kërkim 6 shtetas të tjerë, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”.
Pas sulmit dhe tentativës për të dëmtuar materialet zgjedhore në KZAZ në Kamzë janë shoqëruar 15 persona dhe po kryhen veprime hetimore ndaj tyre.
Ndërsa Policia e Dibrës ka shoqëruar 14 shtetas pas sulmeve në dy KZAZ në Burrel dhe Klos, ku janë dëmtuar e djegur materiale zgjedhore.
Policia e Shtetit mbetet tërësisht e angazhuar dhe në krye të detyrës në përgjegjësinë për mbrojtjen dhe garantimin e ligjit dhe sigurinë e qytetarëve.