Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Policia bën bilancin e javës pa Xhafajn: Arrestuam 54 të fortë
Drejtori i Departamentit për Sigurinë Publike, në Policinë e Shtetit, Gjovalin Loka ka bërë të ditur se përgjatë një jave në kuadër të operacionit të koduar “Ndëshkimi i të fortëve” janë vënë në pranga 54 persona.
Loka tha se arrestimi i tyre është bërë për armëmbajtje pa leje apo se janë në kërkim kombëtar e ndërkombëtar.
Konkretisht:
- 12 persona të arrestuar, me precedentë penalë;
- 19 persona të shpallur në kërkim kombëtar apo ndërkombëtar;
- 18 të arrestuar, si prishës të rendit.
- 5 të arrestuar për akuzën e “armëmbajtjes pa leje”
Ndër provat e sekuestruara gjatë kontrolleve të ushtruara në akset rrugore, banesa, lokale janë sekuestruar:
- 8 armë zjarri;
- rreth 3.6 kg Kokainë e Heroinë;
- rreth 110 kg Cannabis.
“Kështu dje në Kurbin, në vijim të Forcës së Ligjit në Territor, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, kanë finalizuar me sukses operacionin "Gjorm" ku si rezultat është sekuestruar 96 kg Cannabis dhe është prangosur poseduesi i saj, Agron Tafaj, 46 vjeç.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare në Morinë kanë bërë ndalimin e një shtetasi kosovar nga Istogu të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Viena, Austri. Ai është Skënder Dekaj, 61 vjeç, banues në Istog, Kosovë.
Gjatë veprimit të Forcës së Ligjit në Territor në kuadrin e operacionit policor “Ndëshkimi i të fortëve” nga strukturat vendore të Policisë, që prej datës 20 Shtator kur kanë nisur kontrollet, në total janë arrestuar rreth 390 persona në kontrollet proaktive në territor:
Ndër provat e sekuestruara gjatë kontrolleve të ushtruara ndaj tyre në akset rrugore, banesa, lokale etj., janë sekuestruar 57 armë zjarri të llojeve të ndryshme, mina me telekomandë, tritol e municion luftarak”, u shpreh drejtori i Departamentit për Sigurinë Publike, në Policinë e Shtetit, Gjovalin Loka.