Flash News

KRYESORE

Policia dhunon në Dibër gazetarin e televizionit informativ

Policia dhunon në Dibër gazetarin e televizionit informativ

Na ndajnë pak orë nga zhvillimi i zgjedhjeve vendore dhe tensionet nuk janë të pakta.

Para pak minutash policia e Dibrës ka dhunuar gazetarin e News 24, Enver Doçin.

Mësohet se gazetari  ka qenë duke filmuar arrestimin e disa personave, kur është goditur nga policia.

Ai është goditur me tytën e armës në këmbë dhe në krah, si dhe i është thyer telefoni me të cilin po filmonte.

Të fundit