Flash News

KRYESORE

Policia, dy arrestime për kanabis në Vlorë e Tepelenë

Policia, dy arrestime për kanabis në Vlorë e Tepelenë

Policia e Vlorës ka asgjesuar 100 bimë kanabis në fshatin Drashovicë. Bimët narkotike u gjetën pranë vendit të quajtur “Kumë e madhe” në tokë të hapur rishtas. Nga hetimet e deri tanishme, shërbimet kanë zbuluar se autori i dyshuar në lidhje me kultivimin e tyre është shtetasi Ahmet Nelaj.

Policia ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të 51 vjeçarit.

Materialet në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë për veprën penale ”Kultivimi i bimëve narkotike”.

Ndërkohë nga shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim: Albano Rama, 55 vjeç, banues në fshatin Lulëzim,Memaliaj. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi : Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, pasi këtij shtetasi në datën 19.07.2016, në fshatin Krahës, bashkia Memaliaj i janë gjetur të kultivuara 1300 bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284/2 i Kodit Penal.

Po ashtu, 300 bimë kanabisi janë asgjesuar në  fshatin Picrrakë gjatë një operacioni antidrogë të policisë së Krujës. Policia nisi proçedim penal në ngarkim të shtetasit A. H. 27 vjeç, kryeplak i fshatit Picrrakë. Nga ana e bluve vijon puna për zbulimin e autorëve të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale”Kultivimi i bimëve narkotike”dhe ” Moskallëzimi i krimit”.

Të fundit