Flash News

KRYESORE

Policia e arreston gjykata liron baronin e drogës

Policia e arreston gjykata liron baronin e drogës

Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës e ka cilësuar si të paligjshëm dhe të pambështetur në prova arrestimin e Alket Hatias duke urdhëruar lirimin nga burgu. Alket Hatija u arrestua 3 ditë ditë më parë në qytetin bregdetar dhe ishte pagëzuar si “Zoti i drogës” nga italianët, që e kanë dënuar me 20 vite burg në 2015.

Gjykata: Alket Hatia e ka shlyer dënimin në Itali Prokurori kërkoi masën e sigurisë 40 ditë burg për Hatinë, ndërsa gjykatësi Petraq Curri e rrëzoi duke kërkuar që të lirohet nga burgu. Sipas burimeve, gjykata e Durrësit ka deklaruar se vendimi për lirimin e Alket Hatisë mbështetet në faktin se rezulton që ka shlyer dënimin në Itali.

Policia: Hatia i dënuar në 2015 me 20 vite burg Por në njoftimin e Policisë së Shtetit në datë 8 Korrik, deklarohej se Alket Hatia është dënuar në 30.09.2015 me 20 vite burg nga Apeli në Itali për trafik droge. Informacioni i policisë për shtetasin në fjalë bie në kundërshtim me gjykatën, që sipas saj Hatia e ka përfunduar dënimin.

‘Gjykata e Apelit/ Itali me Vendimin Nr. 4526, datë 30.09.2015 ka caktuar masën e dënimit me 20 vjet burgim, më ngarkim të shtetasit të mësipërm, për veprën penale" Trafikimi I lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim" parashikuar në nenet art.110, art.73, 73/6 , 80/ 2 të Kodit Penal Italian dhe Dekretit Nr. DPR 309/90’ thuhet në njoftimin për mediat të policisë. 45-vjeçari akuzohet nga gjykata e Milanos në Itali se ka futur 350 kg heroinë dhe 190 kg kokainë në vitet 2002-2003 nga Shqipëria me një rrjet të super organizuar. E ndërsa pas arrestimit në 8 korrik në Durrës pritej ekstradimi i tij, gjykata e Shkallës së Parë doli kundër, por prokuroria nuk është dorëzuar

duke e dërguar dosjen në apel. Italianët: Bosi jetonte në një bunker në Berat Pas arrestimit pak ditë më parë në Shqipëri të shumëkërkuarit Alket Hatija, mediat italiane kanë zbardhur detaje të reja për 44 vjeçarin, që konsiderohej si një nga bosët më të mëdhenj të trafikut të drogës, që ishte dënuar me 20 vjet burg. ‘Ansa’ shkruan se Alket Hatija fshihej në një vilë bunker në zonën e Beratit dhe lëvizte i rrethuar nga rojet, ndërsa u arrestua në Durrës teksa do të takonte një mik. Sipas medieve italiane shqiptari nga janari në 2003 kishte trafikuar në qytetin e Milanos rreth 350 kg heroinë e 190 kg kokainë me vlerë 35-40 milionë euro. Sipas hetuesve, ai fliste pak në telefon dhe askush nuk e thërriste kurrë në emër, ndërsa droga vinte nga Shqipëria nëpërmjet anijeve, makinave e kamionëve.

Të fundit