Flash News

KRYESORE

Policia e Çekisë nis hetimet, CEZ i pagoi 7 mln euro lobistit Nuel Kalaj

Policia e Çekisë nis hetimet, CEZ i pagoi 7 mln euro lobistit Nuel

Policia e Republikës Çeke ka nisur hetimet për të zbuluar përse kompania Çez ka dërguar 7 milionë euro në një llogari bankare të lobistit Nuel Kalaj në vitin 2009-të, raportojnë mediat çeke.

Raportohet se paratë janë transferuar në dy transaksione, gjatë kohës kur Martin Roman drejtonte CEZ.

“Policia na është drejtuar me disa pyetje lidhur me këtë transaksion tetë vjeçar. Për shkak se çështja është në hetim, nuk mund të japim më shumë informacion”, ka deklaruar një zëdhënës i CEZ për ‘Mlada fronta Dnes’.

Pagesa prej 7 milionë euro është denoncuar edhe në Komisionin Hetimor të Kuvendit të Shqipërisë, i drejtuar nga deputeti i PS, Taulant Balla. Balla akuzoi edhe djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, si të përfshirë në këtë çështje, megjithatë, lobisti Kalaj ka mohuar që të ketë bashkëpunuar me Berishën.

Të fundit